Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) ka njoftuar se ka përfunduar procesi i vlerësimit të pakove me vota nga diaspora.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për Insajderin ka thënë se numërimi i votave do të nisë sot në orën 17:00.

“Është përmbyllur procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, ndërsa numërimi i fletëvotimeve të aprovuara do të bëhet sot (e premte, 1 nëntor) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve duke filluar në orën 17:00”, ka thënë Elezi.