KQZ jep arsyet pse u refuzuan 16,288 zarfe me fletëvotime të diasporës

Shërbimi votues i KQZ-së ka thënë se është duke vijuar me procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga jashtë Kosovës.

Ky institucion njofton se sipas të dhënave më të fundit janë hapur 34 mijë e 2 pako të supozuara me fletëvotime, prej nga kemi të aprovuara 41 mijë e 280 zarfe me fletëvotime dhe 16 mijë e 288 zarfe të refuzuara, njofton Klan Kosova.

Arsyet e mosaprovimit të tyre janë të ndryshme dhe si në vijim:

7 mijë e 281 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës;

5 mijë e 192 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore;

1 mijë e 126 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë;

2 mijë e 17 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor);

672 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT