KQZ ende nuk ka dalë me rezultate për asamble komunale të Skenderajt

Komisioni Qendror i zgjedhjeve

Lajmi i Drenica Press se “Këta janë emrat e asambleistëve të Skenderajt që fituan mandatin” nuk është lajm zyrtar ende nga KQZ, dhe përmes këtij shkrimi Drenica Press demanton lajmin, duke kërkuar falje për një gabim gjatë përpunimit të lajmit.

Sipas një informacioni që ka arritur të merr Drenica Press, në bazë të numërimit të deritashëm, PDK ka arritur të fitoj 17 asambleist, Ideali i Bekim Jasharit ka arritur të fitoj 10 asambleist, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të fitojë 2 asambleist, ndërkaq AAK dhe Nisma nga një asambleist.