Kostum për 3.2 milionë dollarë, ju mbron nga plumbat dhe uji

Suitart, një kompani suedeze me bazë në Cyrih, ka prodhuar një kostum për meshkuj që është rezistent ndaj ujit dhe plumbave, dhe është i zbukuruar me 880 gurë diamanti. Kostumi quhet “Diamond Armour”. Kompania e përshkruan si “kostumi më i shtrenjtë për meshkuj”, pasi kushton 3.2 milionë dollarë. Kostumi përfshin 880 gurë diamanti në ngjyrë të zezë, ku 600 prej tyre janë vendosur tek jaka e xhaketës dhe 280 janë vendosur tek pullat.

 

Ai është i papërshkueshëm nga plumbat, pasi përdor teknologjinë e shpikur nga Croshield-  një kompani që prodhon veshje dhe helmeta antiplumb- me kategori të mbrojtjes së nivelit të dytë dhe është e certifikuar sipas standardeve të NATO-së.

Dhe mrekullia nuk përfundon këtu. Kostumi është edhe me ajër të kondicionuar. Ai përfshin sistemin e ajrit të kondicionuar në mënyrë që përdoruesi të mos djersitet. Ky sistem ftohjeje me ujë mund aktivizohet me një të shtypur të butonit. Suitart ka bashkëpunuar me kompaninë EMPA, e cila ka krijuar edhe më parë veshje antiplumb dhe sisteme të ftohjes me ujë për veshjet. Për më tepër, kostumi përmban edhe nanoteknologjinë që e bën atë rezistent ndaj ujit dhe shiut.

Veç anës së sigurisë dhe teknologjisë, ky kostum përmbush edhe kriterin estetik. Në astarin e tij prej mëndafshi gjendet një pikturë e piktorit të famshëm Luciano Goizueta.

Bashkë me kostumin vijnë edhe aksesorë të tjerë, si kravata e larë në ar 24-karat dhe një nga 125 orët Carl F. Bucherer, që janë të larë në ar, qeramikë, titan dhe gomë.

Çmimi është sigurisht i lartë dhe sjell një kuptim të ri për frazën “kostumi 1 milion dollarësh”. Nëse do të kishit kaq para, a do të ishit të gatshëm të blinit një kostum të tillë? /krokodili/

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT