Ndërsa, gjatë tërë muajit korrik ishin realizuar 1,327 fluturime me 221,728 udhëtarë në ardhje dhe 118,477 në shkuarje.

Për dy javët e para të muajit gusht, duke e shfrytëzuar Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në vendin tonë kanë ateruar 738 aeroplanë, në total me mbi 91,634 mërgimtarë.

Sipas Zyrës për Informim të ANP-së, brenda kësaj periudhe nga Kosova janë larguar 125 mijë udhëtarë, me gjithsej 216 mijë e 758 persona.

“Nga data 1 deri 15 gusht janë realizuar 738 fluturime me 125,124 udhëtarë në shkuarje, ndërsa 91,634 udhëtarë kanë ardhur në Kosovë. Gjithsej shkuarje-ardhje janë 216,758 udhëtarë”, thuhet në përgjigjen e kësaj Zyre përcjell albinfo.ch.