Disa video të shpërndara në rrjetet sociale kanë krijuar pasiguri tek shumë qytetarë edhe në Kosovë.

Po supozohet se përmbajtja e vaksinës po krijon përmbajtje magnetike, njofton Klan Kosova.

Për fizikantin Jahja Kokaj dicka e tillë është tërësisht e pamundshmë të ndodhë në realitet.

“Po them me përgjegjësinë ma të madhe se ato fotografi janë të rreme, qëllimkëqija”.

Edhe fizikantët ndërkombëtarë thonë se këto foto e video janë krijuar përmes trukeve të ndryshme.