Kosovari nga Gjakova fiton garën “Colours of Albania” (Foto)

Garën për zgjedhjen e fotografive më të mira të realizuara në Shqipëri në kompeticionin “Colours of Albania” e fiton fotografi nga Gjakova Nëntor Oseku, njofton juria e këtij kompeticioni.

Ky kompeticion ka filluar në javën e parë të majit të këtij viti, si dhe ishte një iniciativë e përbashkët e Këshillit Britanik në Shqipëri, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe ambasadës norvegjeze në Shqipëri, transmeton Indeksonline. Qëllimi i garës ishte që të shfaqen sa më mirë bukuritë dhe karakteristikat e natyrës së Shqipërisë nga aspekte të ndryshme.

Juria ka zgjedhur 10 fotografitë më të mira për broshurat që do të shpërndahen nëpër ambasadat shqiptare dhe insitucionet tjera përfaqësuese të Shqipërisë nëpër të gjithë botën, duke promovuar kështu bukuritë natyrore të Shqipërisë.

Nëntor Oseku është fotograf dhe ‘hiker’ i njohur nga qyteti i Gjakovës. /Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT