Kosovari i parë me medalje në “Baku 2015”

    Kastriot Sopa u bë kosovari i parë që e siguron një medalje në Lojërat Evropiane që po organizohen në Baku.

    Boksieri, i cili përfaqëson Gjermaninë, mposhti në çerekfinale irlandezin Dean Ëalsh, 3:0, me vendim unanim të gjyqtarëve.

    Por, edhe pse zyrtarisht kjo medalje shkon për Gjermaninë, 22 vjeçari nuk i harron asnjëherë të parët e tij.

    “Jam krenar që jam shqiptar. Kjo medalje shkon edhe për shqiptarët”, ka thënë boksieri kosovar për Zëri.info.

    Sopa u kualifikua në gjysmëfinale të “Baku 2015”, ku të enjten do të përballet me italianin Vincenzo Mangiacapre. /Telegrafi/Drenicapress/