Rreth 626,000 persona kanë aplikuar për azil në vendet e Bashkimit Evropian brenda vitit 2014, njofton agjencia gjermane e lajmeve DPA, duke iu referuar të dhënave të statistikave evropiane – Eurostat.
Nga ky numër, të parë janë qytetarët nga Siria të cilët u larguan nga vendi i tyre i shkatërruar nga lufta.
Në përgjithësi, ka rritje prej 44 për qind të kërkesave për azil në vitin 2014, në krahasim me vitin paraprak.
Numri i qytetarëve nga Siria që kanë kërkuar azil arrin deri në 123, 000 në vitin 2014. Afganistani është radhitur i dyti, si vend origjine i azilkërkuesve, kurse Kosova e treta.
Pothuajse një e treta e aplikacioneve janë regjistruar në Gjermani.
- Advertisement -