Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka pasur rrëshqitje masive të dheut në rrugën Kukës -Shishtavec, duke sjellë dhe bllokimin e saj.

Ndërkaq të bllokuara kanë mbetur dhjetëra -makina.

Një lexues i IndeksOnline ka dërguar pamje ku shihet rruga e bllokuar.

Sipas tij, qytetarët janë detyruar të presin në kolona të gjata për shkak të rëshqitjes së dheut dhe nga grumbullimi i ujit në rrugë nga reshjet e shiut./IndeksOnline/