Kosova po merr pjesë në kampionatin botëror të Bowlingut

Kosova po merr pjesë në kampionatin botëror të Bowlingut, i cili është duke u mbajtur në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë turnir prestigjioz që mbahet që nga viti 1965, ku marrin pjesë më shumë se 100 shtete, këtë vit edhe Kosova prezentohet me Mirsad Sejdiun, i cili është fitues i garës nacionale të organizuar nga Federata e Kosovës dhe Bo Bowling, dhe kjo gjithmonë në mbështetje të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Kjo garë që mbahet çdo vit në shtete dhe kontinente të ndryshme, u jep mundësinë të rinjëve tonë të shfaqin talentin e tyre dhe përmes Bowlingut të prezantojnë Kosovën dhe kulturën e saj. Experienca personale e udhëtimit deri atje, shoqërimi dhe njohja me shtetet e tjera bëhet e paharrueshme.

Në vazhdën e ndërkombëtarizimit të sportit të Kosovës, edhe Federata e Bowlingut të Kosovës ka bërë punën e saj në aplikimin për t’u pranuar në Federatën Botërore.
Kosova është anëtarësuar këtë vit, javë më parë me të drejta të plota në Federatën Evropiane të Bowlingut ‘ETBF’, dhe që nga viti i ardhshëm do të jetë pjesë e garave të saj. www.etbf.eu

Kryetari i Federatës së Bowlingut të Kosovës, Fitim Fazliu nga mesi i dhjetorit është ftuar të marrë pjesë në Kongresin ‘2015 FIQ/WTBA’ i cili do të mbahet në Abu Dhabi, ku do të bëhet votimi që Kosova të bëhet anëtare e plotë në Asociacionin Botëror të Bowlingut ‘World Tenpin Bowling Association’ (WTBA).
Aktualisht të rinjtë në Kosovë mund të praktikojnë këtë sport atraktiv duke vizituar njërën nga qendrat e BoBowling në AlbiMall dhe në lagjen Kalabria, ku përveç bowlingut, ata do të mund të shijojnë ambientin e rehatshëm, muzikën dhe ushqimin e mirë, këndin karaoke, e të gjitha këto të servuara me një shërbim cilësor.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT