Aneta Berisha, familja e të cilës jeton në Londër nga 1992, është përzgjedhur për të përfaqësuar Kosovën në garën ndërkombëtare “Top Model 2020”, shkruan “FrontOnline”.

Aneta Berisha është kosovarja me banim në Londër e cila po përfaqëson Kosovën në “Top Model 2020”. Kjo është një garë ndërkombëtare, ku modele nga vende të ndryshme të botës konkurojnë për çminin modelja më e mirë në botë.

“Ka shumë shtete sivjet që do të garojnë për këtë çmim. Konkursi është i vështirë por besoj që do të jetë një eksperiencë e jashtëzakonshme”, ka thënë vajza me prejardhje kosovare.
Ajo ka treguar se do të ketë disa kategori, në garë, mes të cilave edhe kategoria “beach body”, ku do të veshen ngjyrat e flamurit të Kosovës. Berisha ka treguar se si ka ardhur deri tek përzgjedhja e saj si konkurrente e kësaj gare.

“Unë jam përzgjedh përmes organizatorit të garës. Më kanë kontaktu se kanë mendu që jom konkurentja më e fortë tek një nga kategoritë më të vështira”, ka thënë ajo, shkruan më tutje “FrontOnline”.

Por, kur e kanë kuptuar se Aneta e cila jeton në Londër ka edhe shtetësinë e Kosovës, atëherë kanë filluar diskutimet m’e përfaqësu Kosovën për herë të parë në këtë garë. Përndryshe, Aneta thotë se inspirimi i saj ndërlidhet me marrjen e eksperiencave tek bota e modelizmit.

“Por kur u përzgjedha me përfaqësu Kosovën inspirimi im ndërroj dhe deshta me frymëzu shtetin tem përmes një profesionit që nuk osht shumë i respektueshëm”, u shpreh bukuroshja.

Aneta tregon se ka dashur t’ua ndërrojë mendjen njerëzve, se modelja është shumë ma shum se ni fytyrë e bukur.

Ndonëse ajo nuk ka marrë mbështetje tjetër nga institucionet për të qenë pjesë e kësaj gare, Aneta Berisha thotë se Kosova nuk ka qenë as në listë për të marrë pjesë në këtë garë.

Por, ajo shprehet se ka zgjedhur për të përfaqësu Kosovën edhe me mbështetjen e krejt shqiptarëve, shpreson që do të jetë fituese. /FrontOnline/