Kosova me ofertë për trajnerin e njohur në futboll (FOTO)

Albert Bunjaki është thuajse i shkarkuar pas vendit të fundit në grup dhe konfliktit me sulmuesin Besart Berisha dhe tani kandidatura e re për bankinën është Safet Sushiq.

Rezultatet katastrofike në fushatën eliminatore për Botërorin 2018, por mbi të gjitha pakënaqësitë e disa futbollistëve kryesorë në përfaqësuesen e Kosovës, e kanë detyruar FFK-në që të kërkojë një tjetër emër për bankinën.

Albert Bunjaki është thuajse i shkarkuar pas vendit të fundit në grup dhe konfliktit me sulmuesin Besart Berisha dhe tani kandidatura e re për bankinën është Safet Sushiq.
Ish-përzgjedhësi i Bosnje Hercegovinës ka marrë ofertë nga kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri për të drejtuar përfaqësuesen shqipfolëse.

Përgjigjja e legjendës së futbollit boshnjak ka qenë pozitive, por problemi qëndron te kërkesa e lartë e tij për pagën, që tejkalon buxhetin e një federate modeste si ajo e Kosovës, raporton tch.

Kjo ka bërë që bisedimet e FFK-së me trajnerin boshnjak të ndërpriten momentalisht. Safet Sushiq ka drejtuar Bosnje Hercegovinën për pesë vite, nga 2009-2014 dhe ka arritur rezultate shumë të mira. 62-vjeçari ka një karrierë të pasur si trajner, duke punuar më shumë në skuadra turke dhe franceze.

Si futbollist, ai ka qenë pjesë e Jugosllavisë e më pas Bosnjës, ndërsa është aktivizuar dhe me ekipe të njohura si Paris Saint Germain.

19-68

- Advertisement -

MË TË FUNDIT