Kosova në rrjetin e gazit nëpërmjet Shqipërisë

Degëzimi mes Shqipërisë dhe Kosovës, përmes projektit të gazit – TAP, i njohur tashmë si ALKOGAP, është ndër prioritetet e Qeverisë së Shqipërisë.

Kështu ka deklaruar ministri i Energjisë e Industrisë së Shqipërisë, Damian Gjiknuri.

Qeveria e Shqipërisë e ka përmbyllur masterplanin e gazit dhe se ai së shpejti pritet të miratohet në qeveri, shkruan sot Koha Ditore.
Lidhjen e Kosovës me gazsjellësin TAP përmes degëzimit e ka shpallur si prioritet edhe kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të pjesës tokësore të gazsjellësit në Shqipëri, me 30 shtator të këtij viti.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT