Kosova në ranglisten e FIFA-s

Sipas vlerësimeve të ekspertëve të futbollit që merren me rangimin e kombëtareve të futbollit, Kosova pritet t’ia nis ngritjes nga vendi i 190-të.

Kosova ka shënuar fitore në miqësoren e parë ndaj Ishujve Faro (2:0) javë më parë pas pranimit të plotë në FIFA dhe UEFA.

Pas përfundimit të formaliteteve të pranimit, përfaqësuesja e Kosovës nga ky muaj do të fillojë të figurojë edhe në ranglistën mujore të kombëtareve të futbollit që e shpallë, FIFA, raporton Sporti 1.

Fitorja e parë e njohur ndëkrombëtarsisht ndaj Ishujve Faro që renditen në vendin e 89-të aktualisht në ranglistën e FIFA-së i ka dhënë një fillim premtues ekipit të udhëhequr nga tekniku, Albert Bunjaku.

Kështu, sipas futboll-rankings.net, faqe e internetit që në bazë të parametrave të FIFA-së nxjerr para kohe listën, Kosova do të duhej të fillonte rrugëtimin e saj futbollistik nga pozita e 190-të.

Në këtë ranglistë gjithsej janë të përfshira 210 kombëtare të njohura nga FIFA, shkruan Sport1.com.

Faqja tjetër e specializuar e rangimeve të kombëtareve, eloratings.net e renditë Kosovën në vendin e 110-të, që është një vlerësim më real në bazë të rezultateve të viteve të fundit që nga lejimi I zhvillimit të ndeshjeve ndëkrombëtare, ndonëse ato nuk janë regjistruar për ranglistën zyrtare të FIFA-së.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT