Kosova “në flakë” për demarkacionin, Murat Meha “si kauboj” në plazh (Foto)

Lajmi.net ka siguruar fotografi të Mehës në bregdetin shqiptar, respetivisht në Gjirin e Lalzit. Me kapelë të kaubojve dhe i zhveshur lartë, Meha po shijon atmosferën verore pa e kthyer kokën mbrapa se çfarë po zien në vendlindje.

Kryetari i Komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, Murat Meha po vazhdon të kritikohet për mostransparencë lidhur me demarkacionin, çështje kjo e cila për muaj të tërë ka nxitur reagime dhe protesta.

Murat Meha nuk përgjigjen në thirrjet e gazetarëve, as në debate televizive nuk shkon. Së fundi ai refuzoi të marr pjesë edhe në një debat me rugovasit lidhur me problemin e demarkacionit, përcjellë lajmi.net.

Mirëpo, duket ajo çfarë po ndodh në Prishtinë dhe gjithandej Kosovës nuk po i bën fare përshtypje Mehës.

Lajmi.net ka siguruar fotografi të Mehës në bregdetin shqiptar, respetivisht në Gjirin e Lalzit. Me kapelë të kaubojve dhe i zhveshur lartë, Meha po shijon atmosferën verore pa e kthyer kokën mbrapa se çfarë po zien në vendlindje.

Meqë Meha nuk duket fort i interesuar për zhvillimet e fundit, të rikujtojmë se mbledhja e nesërme e Qeverisë së Kosovës ku në rend dite ishte demarkacioni është shtyrë për kohë të pacaktuar.

Ishte pritur që nesër qeveria të procedojë në Kuvend marrëveshjen e demarkacionit e cila është nënshkruar në bazë të raportit të komisionit ndërshtetëror në krye me Mehën. /Lajmi.net/

Murat Meha me kapelë kaubojsh

- Advertisement -

MË TË FUNDIT