Në Bukuresht të Rumanisë është duke u tërhequr shorti për Evropianin e 2020-tës në futboll që do të mbahet në 12 shtete të kontinentit të vjetër.

Shorti i tërhequr, e ka vendosur fituesin e Ligës D të Kombeve në Grupin C, aty ku janë Holanda Ukraina dhe Austria, shkruan lajmi.net.

Pra në këtë formë, Kosova nëse eventualisht kualifikohet do jetë në grup  me kombëtarët e lartëpërmendura.

EURO 2020 do të sjellë përballje të jashtëzakonshme mes ekipeve më të mira kombëtare të Evropës.