Kosova mësoi kundërshtarët në kualifikimet e ardhshme për Evropian

Hendbollistet e Përfaqësues së Kosovës sot udhëtojnë për në Austri ku të premten e të shtunën i luajnë ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2021.

Por sot hendbollistet kanë mësuar edhe kundërshtaret e fazës së parë kualifikuese për Evropianin 2022. Kosova do të garoj në Grupi A së bashku me Portugalinë, Luksemburgun e Qipron. Kosova për short ishte në vazon e dytë.

Gjithsej në fazën e parë kualifikuese marrin pjesë 11 ekipe kombëtare të hendbollisteve që janë ndarë në tri grupe. Fituesi i grupit avancon në kualifikimet e rregullta dhe ky natyrisht mbetet synim i vashave të Kosovës. Ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për “Euro 2022” do të zhvillohen prej 31 majit deri më 6 qershor.

Ndërsa kualifikimet e rregullta fillojnë në tetor të këtij viti. Ndeshjet e grupit të Kosovës pritet të luhen në Portugali. “Euro 2022” mbahet në Slloveni, Maqedoni të Veriut dhe në Mal të Zi në dhjetor të vitit të ardhshëm.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT