Kosova me trend tejet të mirë të eksportit, deri në fund të vitit priten shifra rekorde (VIDEO)

Dogana e Kosovës pritet që deri në fund të vitit të arkëtojë 1.4 miliard euro të hyra.

Kjo sipas zëdhënësit të këtij institucioni, Adriatik Stavileci, mund të arrihet nëse vazhdohet me trendin si në pesë muajt e parë të vitit, ku është arrit të kalohet vlera prej 500 milionë eurosh.

“Nga janari deri më 20 maj, Dogana e Kosovës ka kaluar parashikimet buxhetore me 6.1 përqind. Nëse vazhdon ky trend mund ta kemi vitin më të mirë të arkëtimit të të hyrave”, është shprehur Stavileci për emisionin PORTOFOL  në Klan Kosova FM.

Edhe sa i përket importit dhe eksportit trendet janë tejet pozitive sipas Stavilecit.

“Vlera e mallrave të importuara deri në fund të majit është 2.1 miliardë, kurse edhe sa i përket eksportit trendi është shumë I mirë. 354 milionë euro deri më tani është vlera e produkteve të eksportuara dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet deri në 800 milionë. Do të jetë hera e parë që mund të arrihet kaq shumë”.

“Produktet që eksportohen më së shumti janë: Pajisjet e mobilerive, plastika, pijet e gazuara, ato alkoolike dhe joalkoolike, lëkura…”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT