Kosova me delegacionin më të madh në shenjtërimin e Nënë Terezës

Delegacioni i Kosovës ka qenë ndër më të mëdhenjtë në meshën e shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan, shkruan sot Koha Ditore.

Për nga numri i zyrtarëve ia ka kaluar edhe Indisë, vend në të cilin Nënë Tereza ka jetuar dhe zhvilluar aktivitetin humanitar, Maqedonisë – vend i lindjes së Anjezë Gonxhe Bojaxhiut, dhe Shqipërisë.

Në ceremoninë e cila u mbajt të dielën krahas krerëve shtetërorë, në Selinë e Shenjtë janë parë edhe deputetë e përfaqësues të partive politike.

Qeveria dhe Kuvendi nuk kanë ofruar të dhëna për numrin e pjesëmarrësve dhe shpenzimet që janë bërë.
Vetëm për koncertin e mbajtur një ditë para meshës së shenjtërimit, Qeveria kishte ndarë 300 mijë euro.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT