Kosova kryen stërvitjet e parë (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovës ka kryer stërvitjen e parë në Finlandë.

Nën urdhrat e trajnerit Albert Bunjaku, djelmoshat kosovarë fillimisht kanë marrë instrukcione për ndeshjen e Finlandës pastaj kanë dalë në stërvitje.

“Sot në Qendrën Kombëtare sportive në Eerikkila, ku është e vendosur Përfaqësuesja e Kosovës para dite mbajti seancën e parë stërvitore, ku paraprakisht në sallë me videoprojektor kanë analizuar disa nga ndeshjet e Finlandës me kundërshtarë të ndryshëm”, thotë FFK.

FFK gjithashtu ka njoftuar se për veshjen e ekipit përfaqësuese është kujdesur kompania e mirënjohur spanjolle KELME, e cila ka marrë obligim veshjen për këtë ndeshje, ndërkohë që FFK-ja do të bisedojë pas kësaj ndeshje për të vazhduar bashkëpunimin. /Telegrafi/

20160902104502926

20160902104519491

- Advertisement -

MË TË FUNDIT