Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin e Energjisë “ për TM4 2014.
Në këtë publikim janë paraqitur të dhënat për prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, për importin dhe eksportin e energjisë, si dhe për importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.
Në tremujorin e katërt të vitit 2014, prodhimi i thëngjillit është 2,054.7 mijë tonë, kurse sasia bruto e energjisë elektrike e prodhuar në termocentrale është 1,332.5 GWh dhe në hidrocentrale është 46.5 GWh.
Në këtë tremujor, Kosova ka importuar 259.7 GWh energji elektrike dhe ka eksportuar 68.8 GWh energji elektrike.
Sasia e energjisë elektrike në dispozicion të konsumatorëve është 1,020.6 GWh. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM 4 2013), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 5.3%.