Kosova humb një nga mbështetësit kryesorë në BE

Në Kosovë është pritur me drojë përcaktimi i një prej shteteve më mbështetëse të saj, Britanisë së Madhe, për ta braktisur Bashkimin Evropian.

Pasojat e këtij zhvillimi druhet se do të vërehen në procesin eurointegrues të të gjithë rajonit, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova është e fundit në Ballkanin Perëndimor, për kah procesi i integrimit. Ndryshe nga shtetet tjera të rajonit, atë nuk e kanë njohur edhe pesë vende anëtare të unionit.

Megjithëkëtë, proceset e deritashme janë shtyrë përpara falë vendeve që kanë fuqi më të madhe në BE, sikur Gjermania e Britania e Madhe.

Bekim Çollaku, ministër i Integrimit Evropian, e ka kualifikuar si jo të mirë lajmin për këtë shkurorëzim të Britanisë së Madhe. E ka cilësuar këtë moment si më sfiduesin dhe më të vështirin për unionin, që nga themelimi i tij. Por, ka folur edhe për efektet që kjo ngjarje ka në Kosovë.

Në të njëjtën linjë i ka shprehur pikëpamjet e tij edhe ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Grajçevci.

Edhe në Komisionin parlamentar për punë të jashtme kanë thënë të jetë e kuptueshme që pasojat e Brexitit do të prekin edhe Kosovën e edhe rajonin.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT