Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e ka falënderuar Kongresmenin amerikan Eliot Engel për angazhimin e pashoq për Kosovën.

MPJD me anë të një videoje kushtuar Eliot Engel ka thënë se ai e ka ndihmuar Kosovën në momentet më të vështira.

“Ju na ndihmuat në momentet tona më të errëta, ishit dhe vazhdoni të jeni zëri ynë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një kampion për të drejtat tona dhe vendin tonë në botë, një përpjekje që vetëm miqtë e vërtetë mund ta bëjnë. Ju ishit një fener drite që na përfaqësonit në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe e vërteta jonë ishte e sigurt me ju, dhe për këtë, ne jemi thellësisht mirënjohës”, thuhet në video.

Këtë video e ka publikuar në rrjetin social Facebook, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla,  klikonikëtupër ta parë videon.