Kosova ende nuk ligj për referendum

Kosova, edhe pas shtatë vjetësh shtet, ende nuk e ka të miratuar njërin nga ligjet bazike të demokracisë, atë për referendum.
Zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi ka bërë me dije se në programin legjislativ të ekzekutivit për këtë vit nuk është paraparë hartimi i projektligjit për referendum, shkruan ‘Epoka e re’.
Lidhur me këtë çështje ka folur edhe Hydajet Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili9 ka kërkuar që Qeveria ta hetojë dhe ta procedojë për Kuvend një projektligj të tillë.
Ai ka vlerësuar se nxjerrja e ligjit për referendum është e domosdoshme për Kosovën dhe demokracinë e saj.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT