Kosova e (V) dhe KF Drenica ndajnë pikët

Ka përfunduar me rezultat zero me zero sfida ndërmjet  Kosovës  së Vushtrrisë dhe KF Drenicës. Kjo ndeshje u karakterizua me një baraspeshim të nivelit të lojës ndërmjet dy ekipeve. Lufta më e madhe u bë në mesfushë, ku të dy skuadrat fillonin organizimin e sulmeve, por që nuk dhanë rezultat. Në pjesën e parë më atakuese ishte skuadra e KF Drenicë, nërkaq në pjesën e dytë të lojës Kosova e ( V ) u bë më e rrezikshme, por mbrojtja e KF Drenices ishte pakalueshme. Kështu rrjetet mbeten të patundura. Në renditjen tabelare Kosova e Vushtrrisë mbetet e 6 me 33 pikë ndërkaq KF Drenica mbetet në vendin e 7 me 29 pikë./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT