Kosova duhet të ketë Ligj të Vetingut (Video)

Kosova ka nevojë për reformë në drejtësi, e cila mund të arrihet përmes Ligjit të Vetingut. Kjo pasi që besueshmëria e qytetarëve të Kosovës në institucionet e drejtësisë në vend është shumë e ulët.

Kështu vlerësojnë njohët të çështjeve të drejtësisë në vend. Sipas tyre, të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët duhet të kalojnë përmes një procesi të verifikimit dhe vlerësimit, në mënyrë që të hetohet pasuria marramendëse e tyre dhe ata të cilët kanë dosje mos të iu lejohet ushtrimi i funksioneve të tyre në organet e drejtësisë.

Ehat Miftaraj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thotë për Tribuna Channel se për një Ligj të Vetingut duhet vullnet politik dhe që sistemi prokurorial dhe gjyqësor ta pranojnë procesin e verifikimit dhe vlerësimit.