Kosova drejt fitorës 2 me 0 ndaj Guinesë

Ka shënuar përsëri Kosova, përsëri me Mërgim Brahimin, në minutën e 46′. 2:0

Mysafirët nga Afrika në fillim të pjesës së dytë bënë dy zëvendësime.

Ka filluar pjesa e dytë e ndeshjes miqësore Kosovë – Guinea Ekuatoriale. Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale të Kosovës

Kosova ka shkuar me epërsi 1:0 në pushimin e pjesës së parë ndaj Guinesë, me golin e shënuar në minutën e 2’ nga Mërgim Ibrahimi.

38′ Guinea ka mbetur me një lojtar më pak, pasi mbrojtësi Mbele është ndëshkaur me karton të kuq, pasi ndërhyri si lojtar i fundit në Erton Fejzullahun.

31′ Kosova afër golit të dytë me anë të Ilir Berishës, por goditja e këtij të fundit me kokë, kaloi pranë portës së mysafirëve.

30’ Kosova vazhdon të jetë dominuese dhe të ketë epërsinë prej 1:0 ndaj Guinesë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT