Kosova dhe Shqipëria: Ja sa kërkojnë të dhëna nga Facebook

Rrjetet sociale sot kanë marrë përmasa të mëdha. Pothuajse çdo i dytë posedon një profil në rrjete të ndryshme sociale.

Rrjeti i njohur social, Facebook, i cili ka një shifër rekord të përdoruesve aktiv, cdo gjashtë muaj lëshon një raport ku detajon se si qeveritë kërkojnë të dhëna për përdoruesit e shteteve të tyre.

Edhe Shqipëria dhe Kosova iu kanë drejtuar facebook-ut me kërkesa për përdoruesit e tyre.

Qeveria Shqiptare, nga Janari i 2015-s deri në Qershor të 2015-s, Facebook kishte ‘vetëm’ 14 kërkesa, nga 34 që kishte në periudhën Korrik-Dhjetor 2014, ka zbuluar techsot.al

Ndërsa qeveria Kosovare ka pasur më pak kërkesa se Shqipëria në periudhën Korrik – Dhjetor 2014, vetëm 7 të tilla, ndërsa në periudhën e fundit, Janar – Qershor 2015, kishte po aq sa dhe Shqipëria, 14.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT