Kosova dërgon letër në OKB kundër zgjedhjes së Vuk Jeremiq

Mediat në Serbi dhe disa media ndërkombëtare kanë raportuar se Konsullata e Kosovës në New York i ka dërguar një letër përfaqësuesve të shteteve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të shprehur kundërshtimin e fuqishëm të tyre për zgjedhjen e mundshme të serbit, Vuk Jeremiq, Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, njofton Klan Kosova.

Një raund i ri i votimeve për pasardhësin e Ban Ki-Moon-it do të zhvillohet sot në OKB në New York, ndërsa mandati i Ki-Moon-it përfundon në fund të këtij viti.

Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, i cili ka shërbyer po ashtu edhe si president i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për momentin është në vendin e tretë me vota për ta fituar postin.

E përditshmja serbe Blic raporton se letra thotë që Jeremiq nuk mund të zgjedhet Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, sepse ai është nga një vend “që është përgjegjës për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë”.

Në letër shkruan po ashtu, sipas Blic, se për të qenë adekuat për këtë post duhet të jetë një person “me parime të larta morale dhe aftësi profesionale dhe ky njeri nuk mund të jetë Jeremiq, i cili sa ishte ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, nuk kishte kërkuar falje për krimet e Serbisë në Kosovë.

Jeta Berisha, njëra nga organizatoret e protestës në Prishtinë, kundër emërimit të Vuk Jeremiq, ka thënë për Klan Kosovën se letra do të dërgohet pasi të shikohen edhe detalet e fundit në të.

“Letra është në përfundim e sipër”, ka deklaruar Berisha, e cila tha se detajet e fundit po shikohen edhe nga një pjesë e shoqërisë civile.

“Por, besoj qe nesër ose të dielën ua dërgojmë me komunikatë për media, përndryshe mediat serbe kane shkruar gjithçka këto ditë, prej politizimit të protestës e deri tek artikuj të ndryshëm gazetaresk”, ka pohuar për Klan Kosovën Berisha.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT