Kosova defilon së bashku me sportistë të 50 shteteve të Evropës në Baku

Me pesëmarrje të 6000 sportistëve nga 50 shtete, në Stadiumin Olimpik të Bakusë në praninë e 68 mijë shikuesve është bërë hapja solemne e Lojërave Olimpike Evropiane “Baku 2015” që do të zgjasin deri më 28 qershor.
Në një atmosferë mbreslënëse delfiluan sportistët nga këto shtete pjesëmarrëse. Ata do të zhvillojnë gara në 20 sporte me 30 disiplina  sportives. Në këto gara janë përshirë 16 sporte olimpike, kurse në 12 sporte do të luftohet pwr tw siguruar pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Botërore në Rio 2016. Janë paraprë që për sportistët që fitojnë vend nderi të ndahen 253 medalje.Lojërat Olimpike të Evropës “Baku 2015” i hapi Ilhan Aliev, kryetar i Azerbajxhanit dhe njëherësh, kryetar i Komitetit Olimpik të Azerbajxhanit, kurse i përshendeti edhe Kryetari i Komitetit Olimpik të Evropës, Partick Hickey. Kosova për herë të parë paraqitet me flamurin e saj në këtë aktivitet, kurse bartëse e Flamurit ishte kampionja  botës, Majlinda Kelmendi, mbretëresha e sportit të Kosovës. Pos  sportistëve të Kosovës, në këto lojëra po marrin pjesë edhe përfaqësuesit nga Shqipëria me 28 sportistë ku pjesën dërmuese e përbëjnë atletetët, kurse barëse e Flamuri shqiptar ishte,Ada Demleri, që vjen nga sporti i Teak Wondosë. Të pranishëm ishin edhe Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimik të Kosovës, Fatmir Makolli dhe Arben Lila, nënkryetar, Jeton Rudari, zv. sekretar si dhe Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit të Kosovës, Afërdita Fazliu, zv.drejtoreshë, Muharrem Sahiti, këshilltar i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe sportit, Kujtim Shala dhe të tjerë.

Kosova përfaqësohet me 18  sportistë.Në not me Flaka Pruthin (50 e 100 metra), Melisa Zhdrellën (50 e 100 metra), Laurit Mujën (50 e 100 metra), në xhudo: Distria Krasniqi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Akil Gjakova (-73 kg), në mundje: Kastriot Sedolli (57 kg), Arlind Curri (65 kg), Edon Shala (97 kg), karate: Alvin Karaqi (84 kg), shigjetari:Lirije Sahiti, Hazir Asllani, çiklizëm: Qëndrim Guri, boks: Armend Xhoxhaj (81 kg), Naser Shala (64 kg), teak wondo: Arbes Jahiri (80 kg), shenjëtari: Lumturie Rama (10 metra – pistoletë) e Urata Rama (10 metra – pushkë).
G.K-Baku, 12 qershor 2015

- Advertisement -

MË TË FUNDIT