Koshtunica sot në gjyq për rastin e djegies së ambasadave

Koshtunica dhe bashkëpunëtori më i afërt i tij Aleksandar Nikitoviq, do të paraqiten në seancë gjyqësore nën hetimet lidhur me djegiet e ambasadave në Beograd.
Presidenti i atëhershëm i Serbisë Vojislav Koshtunica dhe bashkëpunëtori më i afërt i tij Aleksandar Nikitoviq, të martën (sot) do të paraqiten në seancë gjyqësore nën hetimet lidhur me djegiet e ambasadave në Beograd pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, transmeton KosovaPress.
Këta të dy do të kenë mundësinë t’i shpjegohen trupit gjykues në cilësinë e dëshmitarit për ngjarjen në fjalë.
Fushata e djegies së ambasadave në Beograd kishte nisur menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nën thirrjet “Kosova është Serbi”.
Ndryshe deri më tani janë dëgjuar deklaratat e katër personave të dyshuar për këtë rast, të cilët akuzohen për prishje të rendit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT