Korrupsioni nëpër dogana dhe oligarkët kriminalë të naftës!

Nga Faik KRASNIQI
Më vjen mirë nga z. Lulzim Rafuna, si drejtor i përgjithshëm i Doganave të Kosovës, që e pranon se ka korrupsion nëpër dogana, sepse po ta thoshte të kundërtën, do të na fyente intelegjencën, kur të gjithë e dimë se kontrabanda dhe korrupsioni i madh bëhet kryesisht nëpër dogana! Nuk e fajësoj plotësisht z.Rafuna, për korrupsionin nëpër dogana, se tek tek e fundit ai është vetëm drejtor i doganave e asgjë më shumë, e ne të gjithë e dimë se peshqit e mëdhenjë të politikës doganat i kanë në duart e tyre, dhe krimi ekonomik bëhet kryesisht nga bizneset kriminale që janë të lidhura ngushtë me peshqit e mëdhenjë të politikës! Prandaj edhe z.Rafuna është i detyruar t’i mbyll sytë përballë krimeve të rënda ekonomike nëpër dogana, dhe nuk mund të dalë kundër që ta parandaloj kontrabandën nëpër dogana, sepse po të veproj direkt do të preken kompanitë e pandershme që tash e 16 vite përmes bosave të politikës, kanë keqpërdorur dhe vazhdojnë t’i keqpërdorin Doganat e Kosovës, duke dëmtuar rëndë buxhetin e Kosovës dhe pasuruar në mënyrë të paligjshme! Dhe nga ai moment që z.Rafuna merrë masa të rrepta parandalon kontrabandën dhe korrupsionin nëpër dogana, matrapazët e politikës që iu cënohen interesat e tyre, marrin vendim dhe e shkarkojnë nga detyra, me arsyetime të lloj-llojshme: ose e akuzojnë për korrupsion, ose për joprofesionalizëm, ose i mveshin gjëra të tjera, sepse nuk po ju shkon për shtati interesave të tyre dhe menjëherë e zëvendësojnë me dikë tjetër, që ta vazhdojnë krimin e tyre ekonomik përmes doganave, sepse e kanë në dorën e tyre edhe arrën edhe çekiçin, që do të thotë se ata vendosin se kë ta shkarkojnë dhe kë ta emërojnë! Po e përsëris edhe njëherë siç kam thënë gjithmonë, se deri sa nuk do ta kemi një shtet të fortë ligjor, Kosova do të jetë parajsë e të gjitha keqpërdorimeve, krimeve të rënda ekonomike, politike, korrupsionit, pastrimit të parave etj, sepse kriminelët e biznesit dhe të politikës, do ta shfrytëzojnë në maksimum mungesën e një shteti ligjor, prandaj nuk duhet të fajësohen vetëm individët edhe pse mbajnë përgjegjësi të madhe për gjërat e këqija në Kosovë, por fajet i ka sistemi që është krijuar tash e 16 vite nga trekëndëshi kriminal, politikë-biznes-mafi! E deri atëherë, me apo këtë apo atë individ me poste të larta nëpër institucione ekonomike dhe politike, krimet e rënda ekonomike dhe politike, do të vazhdojnë me këtë intensitet, por edhe më të lartë! Shteti ligjor rregullon edhe sistemin por edhe çdo gjë, në funksionimin e një shteti normal, sepse atëherë askush nuk guxon të jetë mbi ligjin, por të gjithë do t’i nënshtrohen ligjit, siç është në vendet më të zhvilluara të botës!
                                                  Oligarkët kriminalë të naftës!
Oligarkët kriminalë të naftës, përmes oligarkëve të politikës që kanë interesa të përbashkëta biznesore, rrjetin e tyre të krimit dhe kontrabandimit, e kanë krijuar prej pas përfundimit të luftës, prandaj nuk është e lehtë të veprohet aq shpejt! Qysh në fillim zonja Hykmete Bajrami i patë zbardhur dallaveret që kanë ndodhur për vite të tëra në Ministrinë e drejtuar dhe keqqeverisur nga Mimoza Kusari-Lila, por edhe nga kolegë të saj të instaluar nga ajo dhe AKR–ja. Ka mundësi që edhe zonja Mimoza Kusari-Lila e ka gjetur Ministrinë në atë gjendje, dhe ajo vetëm e ka vazhduar avazin e vjetër siç kanë vepruar edhe paraardhësit e saj! Sepse këto rrjete kriminale të biznesit kanë lidhje të forta me peshqit e mëdhenj të politikës, e çdo Ministër që udhëheq X Ministri, duhet t’i bindet urdhërave të atyre eprorëve të parapolitikës dhe politikës, e t’i mbyll të dytë sytë përballë krimeve dhe keqpërdorimeve që ndodhin, e kjo e gjitha për shkak të këtij sistemi kriminal që është instaluar në Kosovë, tash e 16 vite dhe në mungesë të një shteti të fortë ligjor! Prandaj edhe përdoret edhe ajo fjala e urtë popullore: Kur maca nuk është në shtëpi, minjtë bëjnë dasëm”! Edhe zonja Bajrami siç patë deklaruar vetë, Ministrinë të cilën e udhëheq, e ka gjetur në një gjendje të rëndë, e kur bastardohet diçka për 16 vite rresht, nuk është e lehtë që të rregullohet për një kohë të shkurtër! Por unë kam besim të plotë që zonja Hykmete Bajrami do të veprojë, edhe pse nuk e ka të lehtë, por i duhet t’i jepet edhe pak kohë deri sa të veprojë plotësisht kundër oligarkëve kriminalë të naftës, edhe pse ka vepruar pjesërisht, sepse siç thashë edhe më lartë, rrjeti kriminal biznes-politikë, rrjetin e tyre e kanë krijuar që nga paslufta dhe deri sa nuk do të kemi një shtet të fortë ligjor që do t’i shkatërrojë këto grupe kriminale të lidhura ngushtë me politikën kriminale, nuk është e lehtë të veprohet! Sepse ligji atëherë rregullon çdo gjë, dhe askush nuk do guxoj të jetë mbi ligjin, por të gjithë do t’i nënshtrohen ligjit! Andaj duhet të presim edhe pak në premtimin e dhënë nga Ministrja Hykmete Bajrami! E nëse edhe pas një kohe zonja Hykmete Bajrami nuk vepron, atëherë komisioni parlamentar i Kuvendit të Kosovës që merret me këtë çështje, duhet të kërkojë llogari për mosvperim! Pra, deri atëherë s’duhet të nxitojmë, por të presim!
- Advertisement -

MË TË FUNDIT