Anesteziolgu Sylejman Dulla ka vdekur sot si pasojë e Koronavirusit
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli në një postim të bërë në Facebook, shkruan Reporteri.net
Kosova brenda kësaj jave humbi 2 anesteziologë, së pari Afrim Tashollin dhe tash Sylejman Dullën.
Më poshtë keni postimin e plotë të Haxhi Avdylit:
Lajm i trishtuar për ne .Humbje e madhe për familjen, miqtë e shëndetësinë , ikja në amshim e kolegut tonë , njeriut të mirë Dr Sylejman Dullës, Anesteziolog në QKUK. Brenda javës Kosova humbi 2 anesteziolog eminent Dr Afrim Tashollin e tash Dr Sylejman Dulla , të cilët ishin në vijë të parë të ballafaqimit me Covid19 , e që fatkeqësisht e humben betejen duke sakrifikuar edhe veten në luftë me këtë armik të padukshëm.