Konvoji i mjeteve ushtarake ukrainase, shihen duke lëvizur drejt Mitrovicës

Ushtarët ukrainas që shërbejnë në kuadër të KFOR-it janë parë duke lëvizur me mjetet e tyre drejt Mitrovicës.

Pamjet e kolonës së mjeteve ushtarake të KFOR-it ukrainas i ka filmuar Televizioni 7 të cilët nga baza e tyre në Lipjan kanë vazhduar në drejtim të Mitroviës, ndërkaq nuk dihet nëse kjo kolonë e mjeteve është larguar nga Kosova.

Një zëdhënës i KFOR-it i tha sot Gazetës Express se momentalisht pjesëtarët ukrainas të KFOR-it janë akoma me shërbim në Kosovë.

40 ushtarë ukrainas shërbejnë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë.

Ndërkaq, komandanti suprem i tyre, presidenti Volodomyr Zelensky, dje ka nënshkruar një dekret me të cilin i tërheq të gjithë ushtarët ukrainas në misionet paqeruajtëse nëpër botë për t’u mobilizuar në Forcat e Armatosura ukrainase të cilat tash e dy javë po e luftojnë agresionin rus në vendin e tyre.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT