Kontrata rekord e brazilianit Hulk në Kinë

Pas kontratës që braziliani Hulk firmosi në Kine, mediat e huaja bëjnë llogaritë se sa është shuma që ai përfiton me skuadrën që drejtohet nga Sven Goran Erikson.

29-vjeçari u prit me ovacione në aeroport nga mijëra tifozë që do t’i gëzohen talentit të tij në radhët e klubit të SIPG.

Por më të lumtur nga të gjithë kanë qenë drejtuesit e Zenitit, të cilët do të përfitojnë 58 milionë euro nga shitja e lojtarit.

Pagesa që përfiton Hulk në Kinë:

320,000 paund në javë

45.7 mijë paund në ditë

1.900 paund për orë

31 paund për minutë

51 cent për sekond

- Advertisement -

MË TË FUNDIT