Konkurenca në maksimum mes klubeve turke Fenerbahce blen Van Persin e Galatasaray e do Ibren si kundërpërgjigje

Klubet në futbollin turk po krijojnë një konkurencë të pabesueshme. Madje aq larg ka shkuar kjo, saqë blerja e Robin Van Persiet nga Fenerbahce si duket po i “dhemb” shumë Galatasarayt. Kështu ata janë duke menduar kundërpërgjigjen për Van Persien duke bërë gati një superblerje.

Zlatan Ibrahimovic është synimi kryesor për Galatasarayn dhe për të arritur këtë qëllim gjiganti turk nuk e ka ndërmend të kursehet.

Për yllin suedez po bëhet gati një superofertë e cila do ta bëjë atë lojtarin më të paguar në histori të Kampionatit Turk.

Çmimi i blerjes së Ibrës thuhet se nuk është aq problem, sa është paga e tij e majme që ka aktualisht te PSG.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT