Nënkryetari i Vetëvendsojes, Glauk Konjufca i ftuar në emisionin DPT te Fidani të Televizionit 7, ka thënë se LDK’në e presim vetëm deri me datën 23 gusht, eventualisht 2-3 ditë pas asaj date.
“Kush don me u bashku është mirë, kush jo, nuk kemi kohë me humbë”, është shprehur Konjufca në DPT te Fidani.
Megjithatë, edhe nëse bëhet koalicioni, kryeministër duhet të jetë Albin Kurti.
“Kushdo që dëshiron me pa Kosovën mirë, ideja është me kryeministër Albin Kurtin”, ka thënë Konjufca.
“Ne nuk kemi kohë me pritë derisa LDK’ja te tjerrë problemin me kandidatin e tyre për kryeminsitër”, shtoi Konjufca.
- Advertisement -