Konjufca: Deputetët e Pavarur janë irracional

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca i ka quajtur si irracional shumicën e deputetëve që janë larguar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në emisionin “Rubikon” Konjufca ka thënë se nëse këta deputetë do mendonin në mënyrë racionale, nuk do të largoheshin nga një parti e cila ka shënuar rritje aq të madhe dhe e ka të sigurt fitoren në mandatin e ardhshëm.

Ai ka thënë se ajo çka kanë bërë këta deputet, është më shumë se sa turp, ata e kanë shkatërruar shpresën e popullit për ndryshime.

Konjufca ka folur për Dardan Molliqajn duke thënë se është absurde që ai ka dalë në emisione televizive e ka folur për çështjet e brendshme të VV-së./GazetaBlic/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT