Konjufca bën homazhe të kompleksi i varrezave të dëshmorëve të Likoshanit dhe Qirezit

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe te kompeksi i varrezave të dëshmorëve dhe martirëve të Likoshanit dhe Qirezit, njofton Klankosova.tv.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Konjufca tha se kjo ditë e shënuar dhe shumë të tjera si kjo e kujton gjithmonë çmimin e lartë që populli ynë e pagoi për lirinë dhe pavarësinë e Republikës.

Postimit i plotë:

Më 28 shkurt 1998, në fshatrat Likoshan dhe Qirez, forcat vrastare serbe ekzekutuan dhe masakruan mizorisht 24 banorë të pafajshëm, në mesin e tyre gra, pleq, burra dhe të rinj të paarmatosur.

Me këtë akt barbar agresioni Serbia filloi fushatën masive të vrasjeve, masakrave, spastrimit etnik e gjenocidit në Kosovë.

Kjo ditë e shënuar dhe shumë të tjera si kjo na kujton gjithmonë çmimin e lartë që populli ynë e pagoi për lirinë dhe pavarësinë e Republikës. E po ashtu edhe obligimin tonë institucional që të sjellim drejtësi për të gjitha viktimat e gjenocidit serb.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë të rënët në altarin e lirisë së Kosovës.May be an image of 15 people, people standing, monument and outdoorsMay be an image of 2 people, people standing, monument and outdoors

- Advertisement -

MË TË FUNDIT