Konfiskohet mish i prishur në këtë market të Skenderajt

Drejtoria e Inspektoriatit në Skenderaj gjatë kontrollave që ka bërë nëpër markete të ndryshme në qytet, ka hasur në produkte të mishit pa deklaracion (jo të sigurta për konsumatorin) në njërin prej marketeve në Skenderaj, përkatësisht në “Viva Fresh Store”.

Lajmin e ka bërë të ditur, Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt.

Sipas Jasharit, komuna që ai udhëheq nuk do të lejoj që të shiten produkte të dëmshme për banorët, si dhe ka kërkuar bashkpunim me ta.

“Nuk do të lejojmë që qytetarëve t’iu shiten produkte, jo të sigurta për konsum! Angazhimi ynë në mbrojtje të konsumatorit nuk do të ndalet asnjëherë! Nga qytetarët kërkojmë bashkëpunim që të raportojnë, nëse hasin në raste të tilla”, ka thënë Jashari, përcjell Drenicapress.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT