Mishin që e pati të vendosur në raft, nuk e ka më.

Por, s’është që e shiti rrap-tap.

Krejt mallin që Pajtim Shala pati në dyqanin e tij në Klinë, ia konfiskoi Inspektorati i Agjencisë se ushqimit dhe veterinarisë.

Mishi ishte pa vulë.

Shala nuk ishte i vetmi që iu mor mishi. Sikur ai e pësuan edhe dy tregtarë tjerë në Klinë.

Të treve iu konfiskuan rreth 800 kilogramë mall.