Dyshohet edhe për viktimën e dytë nga aksidenti i rëndë në Arllat
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Arllat.

Burime të Ballkani.info tregojnë dy persona kanë humbur jetën në këtë aksident ku u përfshinë 4 vetura.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar viktimën e parë:

“Sonte rreth orës 20:40 në fshatin Arllat në rrugen rajonale për Malishevë është shkaktuar një aksident trafiku në mes të katër (4) automjeteve. Njësitet policore iu kanë përgjigjur rastit, po ashtu emergjenca dhe zjarrfikësat janë në vendngjarje. Sipas raportimeve fillestare mjeku ka konstatuar se një person është pa shenja jete”, ka thënë Hoxha.

Ballkani.info ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes: