Konfirmohet vdekja e personit që u aksidentua sot në magjistralen e Pejës (FOTO)

Policia e Kosovës ka konfirmuar se i aksidentuari i sotëm në magjistralen e Pejës ka vdekur.

Zëdhënësi i Policisë, Xhevat Ibra ka treguar se nesër do të dalin me raport të detajur lidhur me ngjarjen

“Vetëm mund të konfirmoj se personi i aksidentuar ka ndërruar jetë. Për detaje tjera do të njoftojmë nesër pasi ta marrim raportin e mjekut”, ka thënë Ibra, për Gazetën Express.

Ndryshe, aksidenti ka ndodhur sot në mesditë, ndërsa viktima ishte këmbësor. Sipas policisë, viktima është nga qyteti i Klinës dhe ka moshën rreth të 60’tave.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT