Peja sot është tronditur nga një vrasje e dyfishtë.

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë. Rasti tashmë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i spitalit të Pejës, Naim Sahiti.

Sahiti ka deklaruar se viktimat janë dërguar në spital pa shenja jete.

Ndryshe lajmi.net raportoi pak më parë lidhur me incidentin në fjalë, për të cilin nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë ende detaje shtesë.

Tashmë është raportuar se njëri nga viktimat në këtë rast është Astrit Ademaj, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për të parin e Pejës dhe vëllai i tij