Është konfirmuar se 76 persona kanë vdekur dhe pesë kanë mbijetuar nga tragjedia e rrëzimit të aeroplanit i cili po barte 81 persona, përfshirë edhe lojtarët e ekipit brazilian të futbolli, Chapecoense.
Policia ka thënë se gjashtë persona i mbijetuan rrëzimit të aeroplanit, por njëri nga ta vdiq më vonë, transmeton Express.
“Gjashtë persona janë shpëtuar, por fatkeqësisht njëri vdiq më vonë. Pjesa tjetër e pasagjerëve të aeroplanit kanë vdekur. Numri i përgjithshëm i kësaj tragjedie është 76,” ka thënë komandanti i policisë rajonale, Jose Gerardo Acevedo./Express/
- Advertisement -