Një tjetër largim nga Drenica. Bëhet fjalë për Diar Mustafën, i cili para pak çastesh përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” deklaroi se është futbollist i lirë.
Ai tutje shtoi se brenda pak ditëve të ardhshme do të vendosë përfundimisht për të ardhmen, përcjell GazetaBlic.
Mitrovicasi me përvojë, pritet të jetë mungesë e madhe për trajnerin Fadil Rama në edicionin e ri.
Ky nuk është largimi i vetëm nga Drenica sot, pasi gjatë ditës GazetaBlic Sport kishte raportuar ekskluzivisht për divorcin mes Argjend Bardhit e skuadrës nga “Bajram Aliu”.
Më poshtë edhe postimi i Mustafës.
- Advertisement -