Konfirmohet komuna e parë e Vetëvendosjes

Qëndron Kastrati ka uruar fitoren e Kadri Rahimajt (VV) në Komunën e Kamenicës.

“Pas mbledhjes së shumicës së votave nga komisionerët tanë, Vetëvendosje del se ka fituar shumicën e këtyre votave!”, ka shkruar ai, raporton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Pas mbledhjes së shumicës së votave nga komisionerët tanë, Vetëvendosje del se ka fituar shumicën e këtyre votave!

I uroj kundërkandidatit fitoren dhe i dëshiroj suksese!

Është mëse e qartë që reforma në arsim e ka ndikuar disponimin e pesë fshatrave në këtyre zgjedhjeve, e cila ka ndikuar dukshëm në rezultat.

Të gjithë ata që na kanë mbështetur, të gjithë ata që na kanë votuar, përultësisht ju falemnderit!

Angazhimi im politik do të jetë i inspiruar dhe motivuar nga përvoja ime në Kamenicë! Ky vend do të mbetet shumë special për mua!