Konferencë shkencore me temën “Marrëdhëniet e popullit shqiptar me Austro-Hungarinë”

Konferenca që do të nisë paraditen e së premtes, do të përqendrohet tek roli i perandorisë Austro-Hungareze në proceset politike për çështjen shqiptare, si dhe për zhvillimet tjera politike në Ballkan, shkruan KultPlus

Nesër (e premte) në Prishtinë do të mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare ““Marrëdhëniet e popullit shqiptar me Austro-Hungarinë (Austrinë) nga shek. XIX e deri në ditët tona”.

Gjatë kësaj konference do të flitet për kontributin dhe rolin e Perandorisë Austro-Hungareze në zhvillimin e arsimit dhe kulturës tek shqiptarët, që nga mesi i shek. XIX, deri në rënien e saj. Krahas kësaj, fokusi i konferencës do të jetë tek roli i kësaj perandorie në proceset politike për çështjen shqiptare, si dhe për zhvillimet tjera politike në Ballkan, shkruan KultPlus.

Konferenca do të mbahet si rezultat i bashkëpunimit mes UBT-së, Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, Institutit për Studime Politike dhe Ndërkombëtare, me seli në Shkup, si dhe me Shtëpisë botuese “LogosA”, Shkup.

Konferenca do të mbahet në kampusin e UBT-së në Prishtinë, prej orës 10:00. /KultPlus/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT