Konferenca nacionale “Partneriteti publiko-privat në sektorin e mbeturinave të riciklueshme dhe zhvillimi lokal” u mbajt në Vushtrri

Me pjesëmarrjen e akterëve të ndryshëm si niveli qendror dhe lokal, si dhe përfaqësues nga sektori privat, sot në Vushtrri është mbajtur konferenca nacionale “Partneriteti publiko-privat në sektorin e mbeturinave të riciklueshme dhe zhvillimi lokal”, e cila është organizuar nga Qendra për Grumbullim e Paketim të materialeve të Riciklueshme në Vushtrri. 
Në këtë konferencë kanë mare pjesë edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferid Agani dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku. Iniciativën e Komunës së Vushtrrisë për qasjen e re të menaxhimit të mbeturinave dhe ndarjen e materialeve të riciklueshme, ministri Agani e ka quajtur si model të ri. Ai tha se ky projekt do ta ketë mbështetjen dhe përkrahjen e plotë nga MMPH. 
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku tha se me projektin e përbashkët të Komunës së Vushtrrisë i cili po bashkëfinancohet me Komisionin Evropian dhe po menaxhohet nga REA Prishtina, për Qendrën për grumbullimin dhe paketimin e mbeturinave të riciklueshme po synohet që të punësohen njerëz, të fuqizohet kompania për menaxhimin e mbeturinave, të përvetësohen politikat e mira të BE-së si dhe të rritet vetëdija për menaxhim dhe ndarje të mbeturinave të riciklueshme. 
Ndërsa Ahmet Jetullahu-Meti Prishtina Rea, tha se qëllimi i kësaj konferencë është të sjell aktrët relevant publik dhe jo publik, duke nxitur promovimin e potencialeve për zhvillim në fushën e sektorit të mbeturinave të riciklueshme si dhe involvimi aktiv i MMPH dhe ministrive tjera si MTI dhe MZHE, programeve të donatorëve të këtij sektori si BE, GIZ, Jaica, e USAID. “Kompanitë publike të pastrimit dhe sektorit privat janë akterë partner të qendrës sonë dhe vet sektorit të mbeturinave të riciklueshme. Studimi i prezantuar sot shfaqi statistikat mbi sasitë e grumbulluara në nivel lokal dhe nacional, eksportet e këtyre mbeturinave në sasi dhe në para si dhe mundësitë për Partneritet publiko privat. (PPP)”, ka thënë ai. Ai ka prezantuar modelin e Qendrës së grumbullimit dhe paketimit të mbeturinave të riciklueshme në Vushtrri, për të cilën tha se ka për qëllim promovimin e konceptit të ri, si model i menaxhimit të mbeturinave të riciklueshme përmes nxitjes së bashkëpunimit të Qendrës sonë dhe mekanizmave publik lokal dhe nacional dhe ndërmarrjen publike komunale Uniteti dhe bizneseve. 
Ndërkaq Islam Latifi, ka prezantuar planin komunal për menaxhimin e mbeturinave në Vushtrri. 
Në këtë konferencë u lansua edhe fushata vetëdijësuese “Ndaj mbeturina – një vend pune më shumë”, që është edhe moto e projektit për grumbullim dhe paketim të mbeturinave të riciklueshme./Faqja e komunës/DrenicaPress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT